AktualitetPolitikëTë fundit

Alfred Rushaj dorëzon shkresën në Kuvend: Heq dorë nga mandati

Alfred Rushaj ka dorëzuar sot mandatin e deputetit që mbante nën siglën e Partisë Demokratike.

Rushaj ka dorëzuar sot një shkresë në Kuvend duke zyrtarizuar kështu heqjen dorë nga ky mandat.

Sipas listës, pritet që karrigen e lënë bosh nga Rushaj në Kuvend ta zërë Petrit Doda.

Alfred Rushaj ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore.

Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.

Kujtojmë se dje hoqi dorë zyrtarisht nga mandati i deputetes së PD dhe Grida Duma, duke hequr dorë kështu nga politika dhe duke i hapur rrugë karrierës drejt televizionit.

 

Fraksion.com