Telefonatë anonime për bombë në Gjykatën e Apelit, policia kontrollon godinën: Ka informacion të pakonfirmuar
Një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit ngriti alarmin për bombë në një gjykatë në Tiranë.
Policia në një reagim zyrtar konfirmoi se ishte një alarm i rremë.
Ndërkohë Gjykata e Apelit Tiranë në një reagim zyrtar bën me dije: Ka një informacion të pa konfirmuar për vënien e një lënde shpërthyese në ambientet ose pranë Gjykatës se Apelit. Policia e Shtetit është duke verifikuar informacionin.
Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.
Fraksion.com