“Projekti i Portit të Durrësit”, Meta: Aferë tipike mafioze, ka zero transparencë! Mund të ketë pasoja katastrofike për vendin
Një aferë tipike mafioze e ka konsideruar edhe një herë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, projektin e Portit të Durrësit. Ai ka dalë në një konferencë për mediat sot nga selia e partisë së tij dhe ka thënë se ky projekt nuk ka asnjë transparencë.
“Qeveria është shprehur se do të mbulojë edhe kostot e shpenzimeve ndërkohë që 812 mijë metra katrorë tokë është tokë shtet. Nuk ka asnjë vlerësim se sa do të kushtojë Porti tregtar i Durrësit . Është e qartë se kjo është një aferë tipike mafioze, kundër interesave kombëtare dhe strategjike. Edhe në drejtim të pozitës tregtare, edhe në drejtim të pozicionit të Shqipërisë. Mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin, për shkak të detyrimeve që mund të lindin, por edhe për financat publike. Ne do të vazhdojmë të hetojmë në lidhje me këtë aferë”, tha Meta.
Meta tha se për këtë projekt nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet me miliona euro për qytetarët shqiptarë. Sipas tij më 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitorë dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore.
Fraksion.com