“Pa dashur të marr vëmendjen”, Trump shpall “njoftimin e rëndësishëm” më 15 nëntor
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha dje se së shpejti do të bëjë një njoftim të rëndësishëm nga rezidenca e tij në Mar-s-Lago.
Gjatë tubimit që u mbajt dje në Ohio përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Donald Trump u tha mbështetësve republikanë se do të njoftojë diçka të madhe më 15 nëntor, duke lënë të nënkuptohet se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2024.
“Pa dashur të marr vëmendjen nga përballja e nesërme shumë e rëndësishme, madje edhe kritike… unë në do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida”, tha ish-presidenti i SHBA.
“Këtë vit do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve. Ne do të marrim përsëri Senatin. Ne do ta kthejmë Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, në vitin 2024 ne do ta kthejmë Shtëpinë tonë të mrekullueshme të Bardhë” , tha 76-vjeçari, duke i bërë të qarta synimet e tij.
Siç kanë raportuar ditët e fundit mediet në SHBA, të cila citojnë këshilltarët e Trumpit, ish-presidenti po konsideron të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës./Abcnews.al
Fraksion.com