“Më tregoni një vend”, Rama për emigracionin: Një skuadër politike, edhe sikur të ketë ardhur nga Hëna s’i mbyll dot dyert shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te debati i këtyre ditëve që është emigrimi masiv i shqiptarëve.
Gjatë një takimi me disa të rinj të Kamzës, kreu i qeverisë tha se nuk ka qeveri, madje as ajo që mund të vijë nga hëna që mund të pengojë lëvizjen e qytetarëve dhe t’i izolojë ata.
“Emigrimi nuk është trend të në gjithë Evropën. Këto trende s’po vijnë si pasojë e politikës së degjeneruar, pasi asnjë lloj skuadre politike, pasi ju e dini se unë nuk kam asnjë respekt për ata që ishin para nesh, por asnjë skuadër politike s’do të kishte mundur dot, e ardhur dhe nga hëna, që të mbyllte derën dhe t’i mbante shqiptarët këtu që të gjithë. Kjo do të thotë që këtu në një periudhë kohe të shkurtër, për një periudhë të tillë nuk është e gjatë, që të bëhej si Gjermania, apo Zvicra. Kjo nuk është e mundur. Po të ishte e mundur do kishte ndodhur diku tjetër. Po të ishte se këtu do ta kishin të gjithë fajin ‘politikanët e poshtër’, atëherë me siguri në vendet e tjera do kishin dalë politikanë apo udhëheqës që s’do ta kishin lejuar një lloj trendi. Por kjo s’ka ndodhur.
Më tregoni një vend sot, jo nga ata që janë në nivelin tonë, por në Europën e Bashkuar, ku të rinjtë nuk ikin nga fshati. Kjo është gjëja më normale. Diku më shumë e diku më pak. Më tregoni një vend pas vitit 90 që s’ka pasur largime masive. Mos të harrojmë që vendet e tjera nuk dolën nga izolimi total si ne. Vendet ish-komuniste nuk e kishin të hapur rrugën për të shkuar lirisht në Perëndim, por kishin të hapur rrugën mes veti. Pa llogaritur vendet e ish-Jugosllavisë, dhe iknin kudo. Largimet i kanë bërë me kohë dhe vakt. Ne u mbyllëm 50 vite brenda, na u hodh çelësi në det. Shqiptarët kanë emigruar gjithmonë. Qe mos të kishin emigruar shqiptarët, s’do kishim qenë gjallë deri më sot.”, tha Rama.
Fraksion.com