AktualitetTë fundit

Kraja: Nga bashkëpunimi me SPAK, skuadra e Barit arrestoi mbi 120 persona

reu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Arben Kraja në kuadër të konferencës së organizuar nga SPAK sot në Tiranë, deklaroi se grupet kriminale shqiptare kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit, duke u zhvendosur në Amerikën Latine, në vendet ku prodhohet droga.

Kraja thekson se në bashkëpunim me policinë italiane, janë arrestuar në total 120 persona dhe janë sekuestruar rreth 7 tonë drogë.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu, grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit. Ata përdorin teknologji, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal. Për këtë është krijuar SPAK. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 tonë droge”, tha Kraja.

 

Fraksion.com