Kompleksi i ri i DRSHTRR-së në Korçë, 135 mijë shërbime në vit me kushte optimale
Mbi 62 mijë drejtues mjetesh të qarkut Korçë i marrin tashmë shërbimet e transportit rrugor në mjedise bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të kompleksit të ri të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR Korçë), ku ofrohen 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh.
Sipas Kryeministrit, tashmë ofrohen shërbime me kushte optimale për qytetarët e Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës dhe Maliqit.
Godina e vjetër ishte ndërtuar në vitet ’60 duke qenë kështu jashtë kushteve normale për të ofruar një shërbim cilësor për qytetarët.
Ndërkohë, investimi i ri përfshin ngritjen e dy godinave, njëra prej tyre me tre kate, që është godina administrative e DRSHTRR Korçë, së bashku me ambientet e shërbimit dhe arkivat, ndërsa në godinën numër dy është vendosur kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve.
Fraksion.com