AktualitetTë fundit

“Ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit”, Autoriteti i Dosjeve, Sula: Parashikojmë fluks pune, kërkojmë më shumë staf

Me ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula kërkoi më shumë staf dhe fonde për të përballuar punë e institucionit.

Sula paraqiti argumentet për projektbuxhetin në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Në fjalën e saj, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula vuri në dukje se ajo që spikat në negociimin e buxhetit 2023 është gjendja e re e institucionit. “Kanë qenë dy ndryshime ligjore së fundmi, ai i koordinimit ndërinstitucional për gjetjen e të zhdukurve që më në fund Ministria e Financave e ka plotësuar me staf me 5 veta shtesë, por njëkohësisht janë ndryshimet e fundit ligjore që sjellin një transformim të punës në institucion, siç është dhënia e së drejtës qytetarëve për t’u njohur me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e cila është një funksion shtesë”, tha ajo.

“E dyta, ndryshimet politike që po ndodhin do i çojnë drejt vetëdeklarimit të detyrueshëm figurat politike, që janë kandidatë për detyra të larta në administratë ose kandidat për t’u zgjedhur në zgjedhjet vendore apo qendrore, apo për personat që përzgjidhen për medalje apo dekorim, emra rrugësh dhe kjo nënkupton një shumëfishim të numrit të figurave të larta, për të cilën lind nevoja për një shtesë për personel”, tha ajo.

 

Fraksion.com