Ikën Grida Duma, mandati i kalon Ori Nebiajt! Moderatorja e pavendosur: Politikë apo televizion?
Mandati i deputetes Grida Duma e cila dha dorëheqjen sot, i kalon moderatores Oriela Nebiaj.
Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin.
Në listën e rezultateve të KQZ, kandidatja më e votuar për qarkun e Tiranës rezulton të jetë Oriela Nebiaj, e cila ka marrë 5 599 vota. Për News24 Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje.
Nuk dihet nëse Nebiaj do të pranojë postin e deputetes, apo do të vijojë karrierën e moderimit në televizion.
Fraksion.com