AktualitetPolitikëTë fundit

“Asnjë votë për demokratët e Sorosit”, Berisha thirrje shqiptarëve në SHBA: Votoni aleatët tanë. Me Republikanët ndajmë vlera të njëjta

Kreu i Partisë Demokratike po zhvillon mbrëmjen e sotme një takim me sipërmarrës në selinë Blu.

Ndërsa po fliste mbi situatën e vështirë në vend, Berisha nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe zgjedhjet afatmesme që po mbahen në SHBA, duke i bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të votojnë republikanët, aleatët e PD.

“ 30 vite më parë vendosëm sistemin fiskal me sistemin me taksa më të ulëta në Europë të frymëzuar nga Regan. Sot SHBA mban votime. Bëjmë thirrje shqiptarët në SHBA të votojnë Republikanët aleatët tanë, ndajmë vlerat e përbashkëta konservatore. Asnjë votë për aleatët e George Soros, ideolog, shkatërrues i vlerave demokratike në Shqipëri e kudo”, tha Berisha.

 

Fraksion.com