Zgjedhjet vendore, Balla: Në 14 maj do votohet në 61 bashki, ku PS synon t’i fitojë të gjitha!
Partia Socialiste deklaroi sot se në zgjedhjet e 14 majit do të votohet në 61 bashki, pra se nuk do të ketë asnjë ndryshim në ndarjen territoriale.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i pyetur për raportet e komisionit të posaçëm të reformës administrative territoriale tha se nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime ligjore.
“Mediat që keni raportuar lidhur me kur do votohen raportet. Komisionet e posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimor, votojnë raportet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionet e posaçëm të reformës territorial nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Kjo është një çështje e mbyllur. Do kishte votim nëse do kishim amendamentin në ligjin për reformës territoriale. S’ka më kohë për këtë çështje. Në 14 maj do votohet në 61 bashki, ku PS synon t’i fitojë të gjitha”, deklaroi Balla.
Fraksion.com