AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Parkim multifunksional në Durrës, energjia do sigurohet nga 1500 m2 panele diellore

Një parkim modern multifunksional do të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i këtij parkimi një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës.

Rama shprehet se me hapësirë 400 vende parkimi si prioritet kryesor, godina prej 5 katesh do të ofrojë më shumë se kaq.

Sipas tij, ndërtesa do të jetë një qendër multifunksionale me disa hapësira edhe për argëtim dhe evente të ndryshme.

Kreu i Ekzekutivit thekson se një nga risitë e këtij projekti është sigurimi i energjisë përmes 1500 m2 panele diellore.

 

 

Fraksion.com