AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Çfarë shqiptari je kur ia beson përfaqësimin dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se politikanët që luftën politike e eksportojnë në mediet e huaja, janë një llum.

Me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter, Rama u shpreh: “Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj?”.

“Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediet e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!”, u shpreh Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë dhënë intervista për mediet britanike ku kanë akuzuar qeverinë si shkaktare të problemit të emigracionit.

Berisha citohet të ketë thënë për Daily Mail se, “ky është një moment kur Shqipëria është bërë vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”

 

Fraksion.com