AktualitetPolitikëTë fundit

Grida Duma lë politikën për të drejtuar emisionin në Top Channel

Nga data 14 nëntor në orën 21:00 rikthehet emisioni ‘Top Story’ në televizionin Top Channel.

Ka qenë vetë televizioni që prej disa ditësh ka nisur të transmetojë promon për këtë emision duke lajmëruar se rikthimi do të jetë në javën e dytë të nëntorit.

Edhe pse nuk kanë lajmëruar se çfarë emri do ketë, por në muzikën e përdorur kanë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për emisionin, i cili u mbyll pak javë më parë, pasi drejtuesi i saj dështoi të rivalizonte me emisionet e tjera duke i detyruar drejtuesit e televizionit ta largojnë brenda një kohe të shkurtër.

Enigmë mbetet kush do të jetë drejtuesi i emisionit. Mediat sot kanë njoftuar se do të jetë deputetja Grida Duma, që do të dorëzojë mandatin dhe do t’i futet botës së televizionit.

Deri në këto momente, as televizioni dhe as deputetja Grida Duma nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këtë informacion të përhapur në portale.

 

Fraksion.com