AktualitetPolitikëTë fundit

“Trak nga Amerika, trak nga Britania”, Rama: Berisha i matrikulluar nga të dyja veshët

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarë në Lushnje nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD Sali Berisha.

Teksa po i kthente përgjigje deklaratave të Berishës mbi debatin për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, kryeministri Rama ironozi Berishën i cili është shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe SHBA. Rama tha se Berisha është matrikulluar në dy veshë, njëri nga SHBA dhe tjetri nga Britania dhe del e flet për dinjitet.

“Partia e non gratës, vegël e deklaruar e Kremlinit, siç është ai non grata i matrikulluar dy herë, trak nga Amerika në njërin vesh, trak nga Britania në veshin tjetër. Me dy veshë të matrikulluar, flet për dinjitet”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com