AktualitetPolitikëTë fundit

Tedi Blushi: Rama përgjegjësi për largimin e shqiptarëve, po i detyron të rrezikojnë jetën në kanalin e La Manshit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një reagim për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi shkruan se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për emigrimin e tyre.

Sipas tij, politika që ka ndjekur Edi Rama është shpopullimi i vendit, duke i detyruar shqiptarët të rrezikojnë jetën duke kaluar me gomonë në kanalin e La Manshit.

“Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë! Ai është autori dhe përgjegjësi kryesor! Ndaj të gjithë qytetarët në 12 Nëntor do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe korrupsionin vrastar të “Rilindjes”, shkruan Blushi.

Në fund Blushi u bën thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e 12 nnëtorit, për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë.

 

Fraksion.com