AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Investime në Lushnjë, nga unaza e madhe deri tek kompleksi sportiv

Kryeministri Edi Rama premtoi sot do të mbështesë bashkinë e Lushnjës për ndërtimin e një Kombinati për përpunimin e produkteve bujqësore, për unazën e madhe të qytetit dhe kompleksin sportiv.

Gjatë prezantimit të projekteve në bashkinë e Lushnjës, Kryeministri Rama tha se “është shumë e rëndësishme të kemi një pikë që të përpunojmë më shumë produkte ndërsa në aspektin e  grumbullimit kemi bërë shumë hapa përpara. Kur ne e morën këtë detyrë në Lushnjë kishte dy pika grumbullimi sot janë 19 pika, nga të cilat 17 janë të mbështetura nga fondet e qeverisë përmes AZHBR dhe bazuar tek procedurat e lejeve të dhëna dhe çfarë pritet me tutje numri shkon në 40 nga 2″.

Por, vijoi Rama, është vetëm një agropërpunim që është tregues shumë i qartë se agropërpunimi është shkaku tjetër për të mbyllur ciklin për të pasur sukses e punësim cilësor e për të bërë të mundur që asgjë të mos ikë dëm.

Kreu i Ekzekutivit premtoi se “do ta mbështesim ndërtimin e atij kombinati, ku patjetër do të krijojmë kushtet për të pasur doganën këtu që eksportuesit të mos kenë nevojë të ndalojnë në asnjë pikë tjetër doganore, por ta kenë që këtu shërbimin doganor”.

“Besoj se me kryetaren e bashkisë, Erisledën do e çojmë përpara këtë projekt shumë shpejt”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se “është e domosdoshme qe ne të ndërhyjmë përsëri për Unazën e qytetit që është një aks shumë i rëndësishëm dhe ishte shumë i amortizuar dhe aty ka shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet”.

Sa i përket kompleksit të ri sportiv që po bëhet, Rama tha se “do e mbështesim projektin duke filluar me pishinën e hapur. Koha për 8 muaj të lejon që ta shfrytëzosh dhe pastaj kur të kryhen shpronësimet të shkojmë në fazën tjetër e të bëjmë pishinën e mbyllur”.

 

Fraksion.com