AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk ka rrugë më fisnike se…”, Berisha: Treni ynë është nisur drejt fitores, as Rama dhe asnjë forcë ndërkombëtare s’mund ta ndalë

Kreu i PD Sali Berisha, ka ftuar të gjithë demokratët që të jenë të bashkuar. Ai u shpreh se edhe demokratët që janë të hatërmbetur duhet të ndjejnë investimin e tyre dhe ta shohin PD si fitimtare dhe jo si një parti që tërhiqet për kapistre nga kryeministri Rama.

“Demokratët që janë të hatërmbetur me ne u them se nuk ka rrugë më fisnike sesa barazia e secilit prej nesh. U them se çdo dmokrat që do ta shohë fitimtare PD dhe jo një forcë që tërhiqet për kapistër nga Edi Rama, duhet të ndjejë investimin e tij që ka bërë në vite më të vlerësuar se kurrë. Në asnjë lloj rrethane nuk mund të bashkohemi më mirë. Jemi parti e mendimit ndryshe. Çdo njeri do ketë të drejtë të mbajë mendimin e tij, të kritikojë kryetarin, por në disa parime themelore dihet të jemi një. Ftoj të rinjtë, vajzat, eksponentë të shoqërisë civile, të kandidojë, propozojë. Ne jemi njerëz të lirë dhe lira është reale vetëm mes njerëzve të barabartë. Shfrytëzoj rastin të ftoj çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë. Treni ynë është nisur drejt fitores dhe nuk ka të ndaluar për çdo demokrat ka vend në vagonët e tij, por nuk  e ndal dot as Edi Rama dhe as një forcë kombëtare apo ndërkombëtare. Në këtë fushata elektorale ju garantoj do të jetë më e bukura më e lira në histori”, tha Berisha.

 

Fraksion.com