Tentativat për bisedime me Alibeajn, Berisha: Kryetari i partisë s’mund të ketë dashurinë e të gjithë anëtarëve, do ishte i rrezikshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u pyet në lidhje me faktin se për çfarë bashkëpunoi me grupin e Alibeajt, kur e ka akuzuar se është e kapur nga një ‘ambasadë tjetër’, shtoi se jo të gjithë anëtarët do ta duan liderin e partisë.
Ai tha në një konferencë për mediat se nëse kjo do të ndodhte, përballë do të ishte një kryetar i rrezikshëm.
“PD është një parti Demokratike. Ju them se nuk ka parti të vërtetë demokratike, në të cilën një pjesë e anëtarëve se duan fare kryetarin. Por e pranojnë për shkak të rregullave, pasi ai grup do të donte një kryetar tjetër. Në këtë kontekst, nëse kryetari mendon se ai detyrimisht duhet të ketë dashurinë e të gjithë anëtarëve, ai është joreal dhe kryetar i rrezikshëm. Në këtë kontekst, e gjuaj gjënë më normale që të ketë eksponent, drejtues që nuk janë dakord me drejtimin e Berishës, apo me mënyrën se si e drejton dhe paraqet. Nga ana tjetër janë të detyruar në përputhje me statutin, t’i përmbahen statutit.”, tha Berisha.
Kujtojmë se palët në PD nisën bisedimet për t’u dakordësuar për të arritur me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale, por kushti që Berisha vendosi për ‘Primaret’ ndanë demokratët.
Fraksion.com