AktualitetPolitikëTë fundit

“Strehimi opozitës iraniane në kampin MEK”, Basha pas deklaratës së Ramës: SHBA s’na kanë asnjë borxh, ne po

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, se aleatët tanë SHBA- kanë një borxh për të larë për Shqipërinë, duke ju referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK, ka reaguar ish-kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas Bashës, aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh nga ndesh, ndërsa sipas ish-kryetarit të PD-së ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Basha nënvizon se sot Shqipëria ende nuk ka plotësuar standardet të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së, siç janë shteti i së drejtës, media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standartet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.’- shkruan Basha.

Në emisionin ‘Real Story’, në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe sulmit kiberentik të Iranit ndaj Shqipërisë,, si hakmarrje për strehimin e anëtarëve të organizatës së MEK. Për këtë, kryeministri Edi Rama është i mendimit se SHBA-ja i ka një borxh për t’i larë Shqipërisë. Strehimi i anëtarëve të MEK, kreu i qeverisë u shpreh se erdhi si një detyrim ndaj aleatëve, për të cilën pati edhe pasoja, si sulmi kibernetik ndaj faqeve online qeveritare dhe sistemit TIMS.

 

Fraksion.com