AktualitetPolitikëTë fundit

“Sondazhet nuk zëvendësojnë votimet”, Berisha për deklaratën e Alibeaj për Primaret: Vota nuk barazohet me sondazhin

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha sot në konferencën e përjavshme për mediat se nuk është kundër sondazheve, por se ato nuk mund të zëvendësojnë votimet.

Ai foli kështu për deklaratën e Enkelejd Alibeaj, grupi i të cilit kërkoi që kandidatët të zgjidheshin përmes sondazheve dhe votimeve.

Berisha deklaroi më tej se të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standard, duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri 1 mln euro, të cilat absolutisht nuk i kemi.

“Nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet, që të jem i hapur. Dy gjëra janë, e para sondazhet nuk zëvendësojnë votimet se po të ishte ashtu nuk do shpenzohen miliarda euro në botë, por përcaktoheshin me sondazhe. E dyta, të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standard, duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri 1 mln euro, të cilat absolutisht nuk i kemi. Por edhe sikur t’i kishim nuk mundet kurrsesi të barazohet vota me sondazhin. Do të mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transparente, më të sigurt, më të lirë, por jo kërkesën se si të zëvendësojmë votën me poll-in.
Unë jam skepticist, por nuk më pengon skepticizmi im në këtë rast. Ka poll-e që bëhen të zakonshme, konvencionale. E vërteta është që poll-et dixhitale kur bëhen me teknika të sakta ato sot provohen më të sakta. Megjithatë as polle-et dixhitale, as ato konvencionale nuk zëvendësojnë votën. Të themi se hajde t’i bëjmë një modifikim meqenëse statuti thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo anëtar dhe mbështetës i kësaj partie, voto thotë statuti, të votohet”, deklaroi Berisha.

 

Fraksion.com