Selia ruse në qytetin e pushtuar të Melitopolit është “shkatërruar”, thotë kryebashkiaku
Selia ruse në Melitopol në Ukrainën jugore u sulmua dhe u shkatërrua të enjten, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Melitopol ka qenë i pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të pushtimit.
“Dje u shkatërrua shtabi i armikut, ku ndodhej personeli i forcave speciale të FSB-së, ka të vrarë dhe të plagosur”, tha Ivan Fedorov në një konferencë.
“Kishte një kazermë dhe pajisje, ishte një nga objektivat më të vështira për t’u arritur, për mbrojtjen ajrore dhe vendndodhjen.”
Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për civilët të largohen nga qyteti, shtoi Fedorov.
“Sot 150 deri në 200 njerëz në ditë largohen nga Vasylivka (e vetmja rrugë e disponueshme nga territori i pushtuar në zonat e kontrolluara nga ukrainas) krahasuar me 1000 njerëz sa ishte.”
“Për t’u larguar nga Melitopol ju duhet të paraqisni një aplikim, i cili shqyrtohet brenda një afati mujor. Ka një rrugë largimi përmes Krimesë, e cila zgjat 3 deri në 5 ditë.”
Disa fëmijë po dërgohen nga zonat e pushtuara në Krime dhe pjesë të Rusisë, pohoi Fedorov. Ai tha se rreth 300 fëmijë ishin hequr deri më tani.
“(Fëmijët e shkollave në Melitopol) nuk lejohen të dalin jashtë gjatë pushimeve ndërmjet mësimeve. Fëmijët detyrohen të studiojnë historinë ruse, të këndojnë himnin rus dhe këngë të tjera patriotike.”
Mungesa e barnave, çmimet e larta në barnatore dhe papunësia nënkuptonin se jeta ishte bërë e vështirë për civilët në qytet, sipas Fedorov.
“Shumë banorë të Melitopolit janë të papunë ndaj po përpiqen të largohen.”
Fraksion.com