AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Qeveria në korrupsion erotik, politik e monetar për të siguruar mbështetje nga ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se rol të padiskutueshëm në mbrojtjen e qeverisë së Tiranës luan herë herë edhe korrupsioni erotik diplomatëve.

-Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës.

“Së fundi, një rol të padiskutueshëm në fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria luan herë-herë dhe korrupsioni ndërkombëtar, politik, monetar dhe erotik i Tiranës zyrtare për të siguruar mbështetje politike të pamerituar për regjimin monist të saj. PD i konsideron shqiptarët që largohen nga Shqipëria, viktima të një regjimi që nuk i lejon të votojë qytetarët e lirë dhe që i vjedh dhe i plaçkit ata gjer në palcë, që ka shndërruar pasuritë e tyre të mëdha publike në një mallkim për qytetarët e këtij vendi dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shndërrojnë Shqipërinë, vendin e pasurive të mëdha dhe resurseve të pafundme në vendin ku shqiptarët të ndërtojnë ëndrrat e tyre të bukura, të ardhmen që meritojnë”, deklaroi Berisha duke renditur arsyet e shpopullimit.

Do jetë problem nëse Gjykata e Apelit nuk shprehet deri në 14 maj?

 

 

Edi Rama është armik i egër i pluralizimit, është kopje identike e Spiro Kolekës. Edi Ramës i kujtoj se ka pasur edhe 20 shkurt, mos e provoko popullin demokrat.

Sa shanse ka të fitohen zgjedhjet nëse nuk dilni me kandidatë të përbashkët?

Fitorja është e sigurt. E ndoqët debatin mbrëmë, krahasoni atë tjetrin me këta të tre që u paraqitën. Është si të krahasosh natën me ditën.

Do jetë protestë paqësore ajo e të shtunës?

Se cili është skenari i protestës do të shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile.

Folët për korrupsion monetar erotik të disa diplomatëve në Tiranë. A mund të na thoni cilët janë këta zyrtarë ndërkombëtarë?

Pse u ndale te korrupsioni erotik dhe nuk u ndale te ai politik dhe monetar? Unë thashë tre forma. Është realitet. Unë e them me keqardhje, por e them se do mbroj interesin e vendit tim se kombi im po shpërbëhet. Asgjë s’më pengon mua të jem avokat i vendit tim.

 

Fraksion.com