Berisha: Ftojmë qeverinë britanike të analizojë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve
Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka folur për situatën e emigrantëve shqiptare si edhe për deklaratat e sekretares së brendshme Britanike lidhur me emigrantët, por nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë Rama.
Berisha u shpreh se qeveria britanike duhet të analizojë shkaqet përse populli shqiptar është shndërruar në popull të gomoneve nga qeveria Rama.
“Gjatë këtij viti ky fluks ka rritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021. Padyshim kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e pashmangshme. Duke mos u pajtuar nga asnjë etiketim ndaj refugjatëve, PD gjen rastin të falënderojë mbretin Charls lll për ndërhyrjen e tij. PD denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Ramës. PD gjithashtu fton qeverinë parlamenti forcat politik MB të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.”, tha më tej kreu i PD.
Fraksion.com