AktualitetPolitikëTë fundit

Balla nga festa e ullirit në Roskovec: Saliu financohet nga Putini, shumë shpejt do…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla, tha se shqiptarët nuk besojnë Sali Berishën, i cili merr financime nga Rusia. Teksa merrte pjesë në festën e ullirit në Roskovec, ai u pyet nga gazetarët, nëse i frikësohet mazhoranca protestës së opozitës më 12 nëntor.

“Unë jam në një prej pikave më piktoreske në vend, në fshatin Kujan të Roskovecit, ku bëhet  festa e ullirit. Është vit I mbarë për bujqësinë, ajo që më shqetëson më shumë është gjetja e tregjeve të reja për sasinë e madhe që kemi këtë vit të vajit të ullirit. Qeveria do të bëjë gjithçka për fermerët, për të gjetur tregje. Të mos harrojmë jemi në luftë, lufta është në Ukrainë me tanke, por në Shqipëri apo në vende të tjera të Europës ka prekur të ardhurat e çdo familje.

Qeveria jonë po kujdeset për çdo familje, si për shembull energjia, që do e mbajmë me të njëjtin çmim si përpara luftës. Qeveria mbështet pensionistët, administratën. Për mua është e vonuar protesta e aleatit të Putin në Shqipëri, Sali berishës, sepse rublat e Rusisë sponsorizojnë aleancën Berisha-Meta. Janë rublat ato që nxisin këtë lloj qasje, gjithë bota është ën luftë me Putin, ndërsa Saliu i del në krah. Protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal të Sali Berishës, i shpallur non grata në SHBA dhe mos u habisni shumë shpejt mund të shpallet non grata dhe nga vendet e BE-së”, tha Balla.

Balla komentoi edhe vendimin e qeverisë për t’u tërhequr nga ligji për mediat.

“Ne kemi marrë vendim të tërheqim ligjin për median, jo se nuk është i rëndësishëm ligji, por meqenëse BE mendon se është çështje që kërkon më shumë kujdes, ne kemi vendos ta tërheqim. Një gjë është e sigurt, qarkullon shumë lajm i rreme, shumë të pavërteta që kompozohen si lajme”, tha Balla.

 

Fraksion.com