AktualitetTë fundit

Zhvarroset kufoma në Librazhd, dyshohet se mund të jetë ‘Reni i Elbasanit’ i zhdukur në 2014-ën

Autoritetet mund të jenë drejt zbulimit të fatit të Renato Hamzës, i njohur ndryshe si ‘Reni i Elbasanit’ si këngëtar i famshëm tallavaje.

Burime  bëjnë me dije se policia ka zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit, që mbetet ende e paidentifikuar. Ka dyshime se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë.

Prokuroria e Elbasanit ka dyshime të forta se kjo kufomë i përket Renato Hamzës, i zhdukur prej tetë vitesh. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është bërë e mundur zhvarrosja e eshtrave në fjalë, të cilat do të dërgohen për të kryer analizat e ADN-së me krahasimin e atyre të nënës së Renato Hamzës, për t’i dhënë fund dyshimeve. Eshtrat në fjalë janë gjetur në Librazhd dhe kanë mbetur të paidentifikuara sot e kësaj dite, ndërsa askush nuk ka shfaqur interes për to.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, tashmë zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut edhe pse dyshimet janë se ai mund të jetë eliminuar nga eksponentë të grupeve kriminale që bazën e kanë në Elbasan dhe rrethina./Report Tv

 

Fraksion.com