Shefi i NATO-s: Furnizimi i Iranit me dronë dhe raketa balistike për Rusinë është i papranueshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënoi të enjten çdo koordinim iranian me Rusinë për armët për luftën e Moskës në Ukrainë.
“Ne shohim gjithashtu Iranin duke ofruar drone dhe duke konsideruar dërgesat e raketave balistike në Rusi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Turqi.
“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme,” tha ai.
Irani po përgatitet të dërgojë afërsisht 1000 armë shtesë, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi tokë-tokë dhe më shumë dronë sulmues, në Rusi, thanë të martën CNN zyrtarë nga një vend perëndimor që monitoron nga afër programin e armëve të Iranit.
Dërgesa po monitorohet nga afër, sepse do të ishte rasti i parë që Irani dërgon raketa të avancuara të drejtuara me saktësi në Rusi, të cilat mund t’i japin Kremlinit një nxitje të konsiderueshme në fushën e betejës.
Dërgesa e fundit e armëve nga Irani në Rusi përfshinte rreth 450 dronë, thanë zyrtarët, të cilët rusët i kanë përdorur tashmë për efekt vdekjeprurës në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas thanë javën e kaluar se ata kanë rrëzuar më shumë se 300 drone iraniane.
Çfarë thotë Teherani: Qeveria e Iranit ka mohuar vazhdimisht dërgimin e armëve në Rusi.
Muajin e kaluar, qeveria iraniane citoi ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian të ketë thënë se Teherani “nuk ka dhe nuk do të sigurojë asnjë armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë.
Kujtojmë se dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në fund të shkurtit.
Përdorimi i tyre është rritur që nga vera kur SHBA dhe Kievi thonë se Moska së pari bleu dronët nga Irani. Javët e fundit, këta dronë iranianë janë përdorur për të synuar infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë.
Fraksion.com