AktualitetEkonomiTë fundit

Rankimi evropian i inovacionit: Shqipëria vend inovator në zhvillim

Shqipëria renditet si një vend inovator në zhvillim me një rankim 41,7 % krahasuar me mesataren e BE-së.

Vendi ynë, për herë të parë është bërë pjesë e raportit “Rankimi evropian i inovacionit” (European Innovation Scoreboard), i cili paraqet një vlerësim krahasues të performancës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të shteteve anëtare të BE-së, vendeve të tjera Evropiane dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Grupi i parë: inovator lider përfshin shtete me performancë mbi 125% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Holandë dhe Suedi.

Grupi i dytë: inovator të fortë përfshin shtete me performancë midis 100% -125% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Austri, Qipro, Estoni, Francë, Gjermani, Ireland dhe Luksemburg.

Grupi i tretë: inovator të moderuar përfshin shtete me performancë midis 70% -100% të mesatares së BE-së.

Në këtë grup përfshihen: Çeki, Greqi, Itali, Lituani, Maltë, Portugali, Slloveni dhe Spanjë.

Grupi i katërt: inovator në zhvillim përfshin shtete me performancë më të ulët se 70% të mesatares së BE-së.

Në këtë grup përfshihen: Bulgari, Kroaci, Hungari, Letoni, Poloni, Rumani, Shqipëri dhe Sllovaki.

Në rankimin e Shqipërisë ndikim pozitiv kanë dhënë teknologjitë e lidhura me mjedisin, shitjet e produkteve inovative, të mësuarit gjatë gjithë jetës, inovatorët e produkteve si dhe popullsia me arsim të lartë.

 

Fraksion.com