AktualitetPolitikëTë fundit

Gjykata e Apelit shtyn vendimin për statusin e PD-së, seanca e radhës më 10 nëntor

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë sot seancën gjyqësore për vendimin për statusin e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit njofton se seanca gjyqësore u shty me kërkesë të përfaqësuesit ligjor dhe është caktuar më datë 10.11.2022, ora 09:30.

“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në datë 10.11.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

Fraksion.com