AktualitetKosovaTë fundit

Dhuna ndaj të moshuares në Pejë, policia: Veprat penale që rëndojnë mbi infermieret

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht nga infermieret.

Sipas policisë, në lidhje me rastin që ka ndodhur të shtunën e 29 tetorit, janë arrestuar tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat  dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.

“Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarave iu është dhënë masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Fraksion.com