Ukraina në dialog për sisteme më moderne kundërajrore mes kërcënimit të rrezikshëm të raketave iraniane
Ukraina po zhvillon në mënyrë aktive një dialog për të marrë më shumë sisteme raketore kundërajrore nga Perëndimi, ndërsa Rusia planifikon të importojë më shumë raketa balistike nga Irani, tha të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas.
“Ne duhet të jemi një hap përpara në shahun ushtarak. Dëshira e armikut për të marrë raketa iraniane vetëm konfirmon efektivitetin e sanksioneve”, tha kreu i zyrës së presidentit Andrii Yermak në një deklaratë në kanalin e tij Telegram.
“Ndërsa ne po bëjmë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për të përshpejtuar dërgimin e armëve moderne tek ne, Presidenti propozon të krijojmë një ‘Ramstein të energjisë’. Ne do të ruajmë energjinë pavarësisht ëndrrës së armikut për të na shkatërruar,” shtoi Yermak, duke u zotuar se Ukraina do të mund Rusinë.
Tregtia e armëve midis Rusisë dhe Iranit ka ardhur në rritje. Teherani po përgatitet të dërgojë në Moskë rreth 1000 armë shtesë, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër tokë-tokë dhe më shumë dronë sulmues, thanë për CNN të martën zyrtarë nga një vend perëndimor që monitoron nga afër programin e armëve të Iranit.
Forca Ajrore e Ukrainës tha të martën se aktualisht nuk ka mbrojtje efektive kundër llojeve të raketave balistike që Irani po përgatitet të dërgojë në Rusi për t’i përdorur në luftën e tij kundër Ukrainës.
Fraksion.com