Tabaku: Buxheti nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se buxheti 2023 nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve.
Sipas Tabakut, buxheti nuk merret me inflacionin që ka arritur 30%, me rritjen e kësteve të kredisë, faturave të rritura për arsimin dhe energjinë.
“Ky është buxheti që tashmë po diskutohet në Parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët? A merret buxheti me inflacionin që ka shkuar 30%? A i jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë që sot po varfërojnë dhe po ulin konsumin? A i jep përgjigje faturave të rritura të arsimit energjisë elektrike? Në mënyrë absolute jo, nuk merret me asnjë nga këto shqetësime, përkundrazi shton edhe 17 milionë euro kosto për profesionistët e lirë, taksa të rritura. Merr 130 milionë euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptar për të paguar 120 milionë euro koncesione. E pastaj pyesim veten pse shqiptarët largohen? Largohen se ndjehen të pasigurtë”, shprehet Tabaku.
Fraksion.com