“Standardi i dyfishtë”, Tedi Blushi: Në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje, në Tiranë falen oligarkët që ndërtojnë kulla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë.
Blushi shkruan se teksa në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje në Tiranë falen oligarkët për pallate e kulla pa leje.
“Në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje (çati me teneqe), në Tiranë falen oligarkët për kate, pallate dhe kulla pa leje.
Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Ndëshkim, arrestim dhe burg për më të dobëtit. Favorizim, legalizim dhe liri për më të pasurit!
Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! ✌️🇦🇱”, shkruan Blushi.