Life StyleTë fundit

Sharon Stone trondit fansat, flet për tumorin dhe gabimin mjekësor: U diagnostikova gabim, bëra një operacion të panevojshëm

Ndjekësit e Sharon Stone në Twitter u tronditën kur lexuan postimin e saj në lidhje me tumorin që zbuloi dhe duhej ta hiqte.

Aktorja postoi në Twitter duke treguar eksperiencën e saj shëndetësore, teksa tha se ishte diagnostikuar gabim dhe se kishte bërë edhe një operacion të panevojshëm.

Pa u futur në shumë detaje, ajo përcëlloi një mesazh duke thënë se çdokush, por veçanërisht femrat, duhet të marrin gjithmonë një mendim të dytë mjekësorë përpara se të vendosin për një mjekim të caktuar apo ndërhyrje.

“Sapo jam njohur një tjetër diagnozë të gabuar dhe një operacion të gabuar. Me dhimbjen që po përkeqësohej vazhdimisht, kërkova një mendim të dytë: Më në fund, pata një fibroid të madh që duhej të hiqej”, shkroi ajo, ndërsa më tej shtoi se: Kërkoni një mendim të dytë! Mund të të shpëtojë jetën!”.

“Do të jem në rikuperim edhe për 4 deri në 6 javë. Faleminderit për kujdesin. Gjithçka është mirë” , përfundoi ajo.

 

Fraksion.com