Raketat ruse godasin qytetin jugor të Nikopolit
Qyteti jugor ukrainas i Nikopolit dhe një qytet aty pranë përgjatë lumit Dnipro u goditën nga raketahedhës të shumtë gjatë natës të martën, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk.
“Rusët terrorizuan sërish rajonin e Nikopolit gjatë gjithë natës dhe herët në mëngjes”, shkroi Reznichenko në Telegram të mërkurën.
Nuk është raportuar ende për viktima dhe shkalla e dëmit është duke u hetuar, shtoi ai.
Në një postim të mëparshëm, Reznichenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte shkatërruar gjashtë drone Shahed-136 gjatë natës.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të mërkurën se mbrojtja ajrore e saj kishte rrëzuar 12 nga 13 sulme.
Fraksion.com