AktualitetBota+Të fundit

Kyiv po përgatit stacione ngrohjeje emergjente në të gjithë qytetin, thotë kryebashkiaku

Autoritetet në Kiev po përgatiten të vendosin rreth 1000 “pika ngrohëse” në të gjithë qytetin në rast emergjence, tha të martën kryebashkiaku Vitali Klitschko.

“Ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm se si mund të zhvillohen ngjarjet. Skenari më i keq është kur nuk do të ketë fare furnizim me energji elektrike, ujë dhe ngrohje”, tha Klitschko në kanalin televiziv “Kyiv”, sipas një deklarate të Këshillit Bashkiak.

“Për këtë rast po përgatisim më shumë se një mijë pika ngrohjeje në qytetin tonë. Janë blerë gjeneratorë elektrikë, janë bërë rezerva ujore dhe gjithçka e nevojshme që këto pika ngrohjeje të presin njerëzit”, tha ai.

Pika të tilla ngrohjeje do të vendosen në objekte të tilla si shkolla dhe kopshte, shtoi Klitschko. Njerëzit do të jenë në gjendje të ngrohen, të pinë çaj, të karikojnë telefonat e tyre dhe të marrin ndihmë sipas nevojës, tha ai.

 

Farksion.com