AktualitetTë fundit

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Nurjeta Pogace

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për Nurjeta Pogace, Gjyqtare pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjyqtarja Nurjeta Pogace u përball me vetingun me 31 tetor për tre kritere e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga: Roland Ilia, Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmim në detyrë për gjyqtaren Nurjeta Pogace.

Gjyqtarja Nurjeta Pogace e bindi trupën gjykuese se i plotëson të tre kriteret e vlerësimit të vetingut dhe u konfirmua në detyrë.

 

Fraksion.com