AktualitetEkonomiTë fundit

Ulet çmimi i naftës me 4 lekë për litër, do shitet me 236 lekë. Benzina do të shitet me 196 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve.

Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër.

Po ashtu në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, duke u ulur me 1 lekë.

Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.

Bordi i transparencës thotë se që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                         Ishte        Bëhet
Nafta          240 lekë      236 lekë
Benzina       203 lekë      196 lekë
Gazi               78 lekë        77 lekë
Farksion.com