E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetBota+Të fundit

The Sun zbulon dokumentet sekrete të Kremlinit: Putin vuan nga kanceri dhe Parkinsoni, gjendja e tij po përkeqësohet

Vladimir Putin është i sëmurë me Parkinson në fazë të hershme dhe kancer në pankreas”,kështu shkruhet në dokumentet e zbuluara të spiunazhit në pretendimin e fundit të paverifikuar për shëndetin e keq të presidentit rus.

Thashethemet për sëmundjet e Putinit e kanë shoqëruar atë për muaj të tërë dhe ai është shfaqur vazhdimisht duke u dridhur dhe duke u shfaqur i paqëndrueshëm në publik, duke ndezur shpresën në Ukrainë dhe Perëndim që lideri rus mund të heqë dorë nga pushteti së shpejti.

Pretendimet kanë qarkulluar në mesin e figurave të opozitës ruse, të nxitura edhe nga mungesat e tij të pashpjegueshme dhe daljet e tij publike që janë shoqëruar me disa ‘lëkundje ‘ të Putinit, se ai po përballet me probleme serioze shëndetësore, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini në çdo rast.

Megjithatë disa emaile nga një burim i inteligjencës ruse konfirmojnë se udhëheqësi 70-vjeçar është diagnostikuar me kancer në pankreas dhe Parkinson, sipas raportimit të tabloidit britanik The Sun.

 

 

Në dokumentet e zbuluara supozohet se shkruhej: ‘Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet nga Kremlini”.

 

Fraksion.com