Rama: Korça e të rinjve të përfshirë në valën e re të teknologjisë
Kryeministri Edi Rama po vijon sot turin e takimeve me qytetarët në qytetin e Korçës.
Kryeministri ndau sot një videomesazh përmes rrjeteve sociale ku vlerësoi se Korça është qyteti i punës, turizmit, bujtinave fantastike që hapin dyert dita-ditës.
Po ashtu, Rama solli në vëmendje edhe zhvillimin e bujqësisë ku sipas tij, “në Korçë nuk ka asnjë pëllëmbë toke pa punuar, që prodhon dhe eksporton”.
“Mirëmëngjes nga Korça e bukur, Korça e qytetarisë, trashëgimisë kulturore, e muzikës, e artit. Korça e punës, e turizmit, e bujtinave fantastike që hapin dyert dita-ditës, e fshatit që nuk ka lënë pëllëmbë toke pa punuar, që prodhon, eksporton. Korça e të rinjve të përfshirë në valën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë se sa nga Korça t’ju uroj një ditë sa më të mbarë”, tha Rama.
Fraksion.com