AktualitetTë fundit

“Objektivi është MEK”, Irani kërcënon Shqipërinë: Mund të godasim kur të duam

Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa, bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar së fundmi, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Në video shfaqe qindra dronë, raketa si dhe pamjet e kapura me satelitë të objektivave, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz.

Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

 

Fraksion.com