AktualitetLife StyleTë fundit

Kulla më e lartë në Tiranë ndez dritat në formën e hartës së Shqipërisë

Kulla më e lartë në Tiranë, Downtown One, e ndërtuar nga Kastrati Group, po shkon drejt përfundimit të ndërtimit.

Mbrëmjen e sotme në këtë kullë janë ndezur dritat në formën e hartës së Shqipërisë, duke e bërë atë me një fasadë unike në të gjithë vendin.

Zona përreth kullës ka marrë sot një tjetër pamje teksa dritat e ndezura i kanë dhënë “jetë” ndërtesës mbi 140 metra të lartë.

Kulla ka 37 kate mbi tokë, 5 kate nëntokë dhe një sipërfaqe totale rreth 77 mijë metra katrorë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com