AktualitetRajoniTë fundit

“Kamionisti gjendet i vdekur”: Sekuestrohen 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Janë sekuestruar rreth 59 kg marijuane në një kamion në Igumenicë. Konkretisht në mesnatë oficerët e patrullës së Paramithisë kanë pikasur një kamion me targa të huaja të parkuar në anë të rrugës. Në vendin e shoferit ndodhej një shtetas grek, i cili kishte ndërruar jete. Kamioni transportonte mallra drejt Athinës.

Me anë të qenit “Lussy” është ushtruar kontroll në kamion ku mes mallrave janë zbuluar tre kuti kartoni brenda të cilave u gjetën dhe sekuestruan 54 pako me marijuanë të llojit Skunk me sasi totale 58 kg 906 gram.

Policia greke ka arritur të kape një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një grek tjetër tashmë në kërkim dhe dy të panjohur, kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës. Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com