“Ja ku jemi prapë”, Sokol Balla pas largimit nga Top Channel kalon tek Report TV
Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV.
Sokol Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë”, një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive.
Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00.
Në ditën e parë do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama që do të intervistohet me një “ballë përballë” të stilit “hard talk” dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në studio.
Fraksion.com