“I dorëzohet policisë greke brenda pak orëve”; Arrestohet në Vlorë 45-vjeçari shqiptar që dhunoi disa gra e vajza në vendin fqinj
“Ai do të dalë përpara drejtësisë greke për veprat e tij kriminale, çnjerëzore dhe frikacake”- ky ishte komenti që kishte ministri grek Takis Theodorikakos për arrestimin e Spartak Dyrmishit.
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos ka deklaruar pak më parë se është arrestuar përdhunuesi shqiptar Spartak Dyrmishi që ishte larguar në Shqipëri natën e 27 tetorit.
Sipas tij ai ndodhet në duart e policisë greke ps një bashkëpunimi të shkëlqyer me organet shqiptare të Rendit.
Theodhorikakos e ka bërë me dije lajmin me një njoftim në Twitter ku shkruan: Muaj të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet nën prangat e Policisë Greke. Ai do të dalë para drejtësisë greke për veprimet e tij, çnjerëzore dhe kriminale.
Sipas informacioneve që publikohen në shtypin grek, ministri grek Takis Theodorikakos ka biseduar tri herë me homologun e tij shqiptar ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.
45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori.
Si gruaja viktimë e përdhunimit, ashtu edhe gruaja e arratisur në momentin e fundit e njohën pa rezerva në foton që iu tregua nga policia dhe në fakt ishte një foto që autoritetet e gjetën dhe e morën nga shtëpia e autorit.
Autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke .
Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës ku jetonte e ëma e tij ndërsa vetë ishte i divorcuar. Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin nëna e tij dhanjë deklaratë në polici.
Fraksion.com