“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”, Rama: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!
Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”- shkruan Rama.
Fraksion.com