Ervin Bushati: Doktori i sheh Primaret si kimioterapi për të shëruar PD-në. Synimi i tij zgjedhjet e 2025-ës
Përfaqësues i Partisë Socialiste, Ervin Bushati teksa komentoi zhvillimet e fundit brenda PD-së tha se ish-kryeministri Sali Berisha e sheh procesin e Primare si kimioterapi për të shëruar partinë e tij.
I ftuar në “Open” në ‘News24’, Bushati tha dhe nëse PD dhe Partia e Lirisë bëhen bashkë, e kanë të pamundur që të fitojnë zgjedhjet lokale në Tiranë.
“Fati ndihmon ata që janë më të guximshëm. Por kur ju ngrini një hipotezë se përçarja e PD bën që të fitojë PS. Por vota vendos zgjedhjet nëse demokraci. më lejoni të sjell disa piketa matematike. Siç janë zgjedhjet e 2021. Jemi para PD. Edhe nëse bëhet PD e plotë që kishte pikën e saj më të plotë, bashkë me LSI janë 25 mijë vota poshtë. Pa asnjë mbështetës apo parti të tjera. PS është më shumë se gjysma e votës të paktën në Tiranë. PD e ka të pamundur të fitojë, në Tiranë, të bashkohet dhe me LSI. Të dyja bashkë nuk bëjnë as 45%. Qytetarët mendojnë se për të zgjidhur hallet e qytetit, të shtëpisë së vetë do të mbështesin një parti ku qeveria mbështet bashkinë. Nuk jemi në pjesën që janë zgjedhje politike. PD ka shumë vektorë kundërshtues. Ka një konflikt interesi në atë që do të arrijë PD dhe atë që do të arrijnë kandidatët. Doktori i sheh Primaret si kimioterapi për të shëruar PD. Për të mbyllur këto përplasjet. Ai i sheh Primaret që në 2025 të ketë një strukturë politike. Ai nuk është vetë, do e kthejë në çështjes referendare. Se do i shikojë këto si përplasje politike. Ky është leksiku në opozitë. Kjo s’të bën më bindës. PD dhe LSI duan ta kthejnë këto zgjedhje si politike dhe jo administrative.”, tha Bushati.
Fraksion.com