E quajti ‘skizofrene’, Ervin Salianji fiton ‘betejën’ me Evi Kokalarin, Apeli e shpall të pafajshëm
Deputeti Ervin Salianji fiton gjyqin në Apelin e SPAK ndaj Evi Kokalarit.
Gjykata i jep pafajësi Salianjit dhe për akuzën e fyerjes.
Kujtojmë se Gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur fajtor për fyerje Salianjin dhe e dënoi me 50 mijë lekë gjobë.
Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar dhe paditur më shumë se 600 herë, paditë për shpifje nga drejtuesit me te larte te qeverise dhe deputetë të Partisë Socialiste, po ashtu procedime nga policia dhe prokuroria për organizim protestash apo kundërshtim të forcave të policisë gjatë tubimeve!
Në çdo rast gjykatat në përfundim te gjykimeve kanë vendosur pushim ose pafajësi duke i dhënë të drejtë Salianjit!”.
Fraksion.com