Berisha për grupin e përçarësve: Këta përdoren nga Rama
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për dështimin e negociatave mes PD zyrtare dhe grupit të Enkelejd Alibeaj.
Berisha theksoi në emisionin Log me Endri Xhafon, se nuk vendosi asnjë kusht për bashkëpunimin.
I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse do të kërkonte që të tërhiqnin padinë në gjykatë, Berisha u shpreh se, këtë nuk e ka kërkuar se e di që pas tyre fshihet kryeministri Edi Rama, dhe se grupi i Alibeajt përdoret nga Rama.
“S’ua kërkova se është Rama pas. Këta përdoren. Nëse bëhet kauzë me Edi Ramën”,tha ndër të tjera Berisha.
Fraksion.com