AktualitetPolitikëTë fundit

Udhëtimet me charter të kryeministrit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çdo funksion. Sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura

Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideron një abuzim të çmendur udhëtimet me charter të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Ai shprehet se asnjë nga  krerët botërorë nuk shpenzojnë aq shumë në udhëtime me charter, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama për të mbuluar këtë super skandal, flet me gjuhë të papërshtatshme gjatë takimeve të tij në publik.

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, për  pasurinë  tij për luksin dhe pushtetin e tij, Edi Rama është sot kryeministri I vetëm në Evropë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 euro në kundërshtim me ligjet  e vendit për djegsat, sipërmarrja e Edi Ramës e djegësve Tiranë, Fier, Elbasan është sipërmarrja e vetme në Evropë me imunitet të plotë në të cilin shpallën në kërkim menaxher dhe administrator të kësaj ndërmarrje.

Por nga këto objekte krimi nuk konfiskon asgjë, ata shëtisin të lirë, madje ka nisur presioni për t’u liruar nga akuzat.

Procesi apo drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërësisht si skapi i partisë, pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrjeje të punësuarit e tjerë, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri ata të cilët I kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative çlirimin nga akuzat, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen se është i vetmi kryeministër në Evropë dhe botë që ka realizuar  me charter 137 udhëtime, nuk ka kryeministër kund që të jetë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës.

22 milionë euro udhëtime janë një abuzim I çmendur, I shfrenuar, janë më shumë se sa ka shpenzuar byroja e diktaturës, një gjakpirje pa mëshirë e pensionistëve, e arsimtarëve, e mjekëve, e pedagogëve të universitetit, të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim depresionalizmin e tij, të plotë, ku u thotë se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtimin kur u thotë shqiptarëve se charteri ‘Ismaili’ i Air Albania i është dhënë për promovim promocion të avionit. Edi Rama për të mbuluar këtë super skandal faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e botës të marrë së bashku e detyron të flasë me gjuhën e një ordineri sikur ka traktin tretës në tru, por as me këto nuk e mbulon dot skandalin, ai duhet të largohet si kryeministër, ai është një armik i egër i shqiptarëve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e hedhur në rrjet nga hakerat janë bërë publike dy pasaportat e kryeministrit, një diplomatike dhe një e zakonshme si dhe udhëtimet e tij që prej vitit 2004 deri në maj të vitit 2022.

Në këtë dokument që tashmë është në duart e mijëra personave janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj kohe, të regjistrimit të udhëtimeve në sistemin TIMS, kryeministri Edi Rama rezulton se ka udhëtuar 50 herë me avion charter. Këto udhëtime i ka bërë që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2004, më pas si kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër.

Vlera e biletave të paguara për 344 udhëtimet me linjat e rregullta ajrore nuk mund të llogaritet por kostot e udhëtimeve me charter po.

Mesatarisht një udhëtim charter në Europë shkon nga 20 deri në 30 mijë euro, që do të thotë që për Ramën janë shpenzuar të paktën një milionë euro për udhëtime me charter./tch

 

Fraksion.com